Aktorët kanë mbaruar xhirimet e serialit H.O.T dhe kanë festuar mbrëmjen e djeshme të gjithë së bashku. Pjesë e tyre ishte edhe Bjordi Mezini dhe Anna Lika, të cilët përfliten prej shumë kohësh se janë në një lidhje, por ende asnjëri nuk e ka konfirmuar.
Dhe duket se Amos Zaharia, i cili ishte gjashtu pjesë e darkës, sapo na konfirmoi romancën e ciftit. Aktori ka postuar në Instastory një video ku shihen Ana dhe Bjordi duke kërcyer të pëqafuar. Mbi video ai ka shkruar:
“Sa të bukur janë”, të shoqëruar me disa zemra.
Anna është pjesë e serialit në rolin e një prej protagonistëve, ndërsa Bjordi është regjisori i serialit.
Mos jemi shumë pranë momentit kur “të zotët e punës” të konfirmojnë publikisht këtë romancë të bukur?