MENU
klinika

Analiza

Çfarë të presim nga Trump dhe Putin pas zgjedhjeve të 2024-ës?

30.05.2023 - 08:30

Trump dhe Putin kanë nevojë për njëri-tjetrin më shumë se kurrë, çfarë pritet nga dy liderët e rrezikshëm pas zgjedhjeve presidenciale në Amerikë

Donald Trump dhe Vladimir Putin po përjetojnë kohë të vështira.

Meqenëse ata janë dy nga njerëzit më të rrezikshëm në botë, ky mund të konsiderohet një lajm i mirë. Por, jo edhe aq.

Sepse ka një gjë që mund ta shpëtojë Trumpin nga problemet ligjore, dhe është e njëjta që ka të ngjarë të ndryshojë rrjedhën e luftës katastrofike të Putinit në Ukrainë.

Dhe kjo është rizgjedhja e Donald Trump, një herë tjetër ku interesat e Trumpit dhe Putinit janë në të njëjtën linjë, por këtë herë rreziqet për të dy janë shumë më të larta se sa në vitin 2016. Me kaq shumë gjyqe dhe krime kaq të rënda që po diskutohen, shanset që Trump të përballet jo vetëm me dënim, por edhe me burgim të mundshëm, mund ta bëjnë shtyrjen e gjyqeve dhe vendimeve derisa të fitojë zgjedhjet mbrojtjen e tij të vetme.

Sa i përket Putinit, shansi i tij i fundit për ta kthyer gabimin e tij epik në Ukrainë në diçka që ai mund të pretendojë se është një sukses, është gjithashtu fitorja e Trump.

US President Donald Trump (R) looks at Russia’s President Vladimir Putin as they take their places for a family photo, during the G20 Leaders’ Summit in Buenos Aires, on November 30, 2018. – Global leaders gather in the Argentine capital for a two-day G20 summit beginning on Friday likely to be dominated by simmering international tensions over trade. (Photo by Alexander NEMENOV / AFP) (Photo credit should read ALEXANDER NEMENOV/AFP/Getty Images)

Ish-presidenti, e ka bërë të qartë se nuk e sheh Ukrainën si një aleate të SHBA dhe se nuk do të dënojë krimet e luftës të Putinit.

Kritikët e Putinit kanë treguar tashmë se e shohin Trumpin si “shpresën e fundit” të Putinit. Pra, jemi përsëri në situatën ku Trump ka nevojë për Putinin. Putini ka nevojë për Trump.

Ata kanë shumë miq, aktorë të këqij dhe bashkëpunëtorë që kanë nevojë për të dy. Kjo është arsyeja pse ky është një moment për t’u përgatitur për formën që mund të marrë bashkëpunimi i tyre.

Po ashtu është koha për t’u mobilizuar për të parashikuar, identifikuar dhe ndaluar ndërhyrjet e huaja dhe të brendshme në zgjedhjet e 2024-ës, që janë ndoshta më të rëndësishmet dhe më të rrezikshmet për SHBA-në.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN