Banka Qendrore Europiane deklaroi në përfundimin e takimit të kësaj jave se do të përfundojë zyrtarisht programin prej 2.6 trilionë euro në fund të këtij muaji, pavarësisht rritjes së rreziqeve ndaj ekonomisë. Ky është një moment historik për Bankën Qendrore Europiane, ndërkohë që presidenti i institucionit Mario Draghi, i jep fund një prej politikave më kontradiktore të tij.
Institucioni në Frankfurt la normën bazë të interesit të pandryshuar. Euro nisi rritjen pas lajmërimit të bankës.
Përfundimi i politikave lehtësuese monetare nga Banka Qendrore Europiane, pritet t’i japë nxitje valutës së përbashkët. Këshilli drejtues i bankës konfirmoi atë që analistët prisnin gjerësisht. Ata do të ndalojnë zgjerimin e programit lehtësues nga fundi i Dhjetorit, ku blerjet e obligacioneve do të bien nga 15 miliardë euro në muaj drejt zeros.
Programi i blerjeve në treg të hapur, nën të cilin banka ka blerë 2.6 trilionë euro, u prezantua në Mars 2015 për të shpëtuar ekonominë e Eurozonës nga deflacioni. Masat e institucionit janë cilësuar vazhdimsht për rimëkëmbjen e bllokut të valutës së përbashkët, pas recesionit që erdhi nga kriza e borxhit.
Vendimi për të përfunduar programin 4-vjeçarë simbolizon fundin e politikave të peridhës së krizës në Eurozonë, pavarësisht se vijnë në një moment të vështirë për rajonin. Buxheti i Italisë, protestat në Francë dhe Brexit, kanë shtuar pasiguritë së fundmi.