MENU
klinika

Profili i ish-kryeministrit italian që u shua sot

Nga shitës fshese në miliarder, kush ishte Berlusconi?

12.06.2023 - 13:10

 Bota u shokua sot nga vdekja e Silvio Berlusconit, në moshën 86 vjeçare.

Ai humbi jetën si pasojë e problemeve shëndetësore që kishte me zemrën teksa gjendej në reaminacionin e kardiologjisë në Spitalin San Raffaele në Milano.

Ai ka lindur në Milano më 29 shtator 1936 dhe biografia e tij është plot skandale, akuza për korrupsion, afera seksuale dhe sipërmarrje të diskutueshme biznesi. Ai e filloi karrierën e tij duke shitur fshesa elektrike, duke kënduar dhe më pas filloi një kompani ndërtimi dhe më pas kaloi në media, të cilat përveç punës në sektorin financiar dhe sportiv përbëjnë pjesën më të madhe të pasurisë së tij. Kompania kryesore e Berlusconit “Mediaset” operonte në tre kanale televizive kombëtare, të cilat mbulojnë gjysmën e sektorit televiziv kombëtar, dhe aty është edhe agjencia kryesore e reklamave italiane “Publitaia”.

Berlusconi ka shërbyer tri herë si kryeministër i Italisë  përkatësisht në vitet 1994-1995, 2001 – 2006 si dhe në vitet 2008 – 2011.

I diplomuar me rezultate të shkëlqyera në Fakultetin Jurdik të Milanos në vitin 1961, Berlusconi arriti suksese të njëpasnjëshme në fushën e Biznesit. Ai e nisi duke themeluar një kompani ndërtimi vetëm një vit pasi u diplomua. Në  fund të viteve 70 ai përqëndroi investimet e tij të biznesit në media ku bleu disa aksione të gazettes “Giornale” . Në vitin 1978 ai themeloi rrjetin televiziv “MediaSet” pjesë e të cilit janë edhe Channale 5, Italia -1 dhe Rete – 4.

Former Italian prime minister and billionaire Silvio Berlusconi dies, 86 - ABC News

Më 20 shkurt të vitit 1986 Silvio Berlusconi bleu klubin e futbollit Milan të cilin e shiti në muajin prill të vitit 2017.

Përgjatë kohës që Berlusconi ishte pronar I Klubit Milan ka fituar 29 trofe ku mes tyre 8 tituj kampion ne Serine A, 1 kup italie, 7 superkupa italie , 5 champions League , 2 kupa interkontinentale, 5 superkupa Europe dhe nje boteror per klube. Përveç medias në perandorinë e biznesit “Berlusconi” që prej vitit 1990  u përfshin edhe kompani sigurimesh, dyqane, fonde investimesh dhe pesnionesh.

Më 18 janar të vitit 1994 Berlusconi themelon partinë “Forca Italia” dhe po në të njëtit vit arrin të bëhet kryeministër i vendit.

26 Janari i vitit 1994 përkujtohet në Itali si “Dita e Berlusconit”.  

Pas dorëheqjes Berlusconi u hetua për korrupsion dhe mashtim tatimor, akuza këto të cilat u rrëzuan. Mes premtimeve  për ulje taksash, shtimin e vendeve të punës dhe pensione më të larta Berlusconi udhëhoqi një koalicion të qëndres së djatht drejt fitores në zgjedhjet parlamentare kombëtare  të vitit 2001 dhe u bë përsëri kryeministër.

Pasi erdhi në detyrë, Berlusconi u përball me një sërë sfidash. Ai mbështeti udhëheqjen e Shteteve të Bashkuara pushtimin e Irakut dhe vendimi i tij për të dërguar trupa u bë gjithnjë e më i papëlqyer, veçanërisht pasi një agjent i inteligjencës italiane u vra nga forcat amerikane në 2005. Berlusconi u përball gjithashtu me kritika ndërsa ekonomia e vendit vazhdonte  të luftonte.

Në maj të vitit 2008 Berlusconi fitoi  një mandate të tretë si kryeministër i Italisë.

Silvio Berlusconi, former Italian prime minister, dies aged 86 - NZ Herald

Ai u largua nga detyra e kryeministrit në vitin 2011 pasi mbi të u ngritën disa akuza penale që përshinin evazionin fiscal. Një tjetër akuzë mbi  ish-kryeministrin Italian lidhet me çështjen Bunga-Bunga ku Berlusconi akuzohej se paguar një prostitute 17-vjeçare për të kryer mardhënie seksuale me të. Në një betejë ligjore disa vjeçare kreu i “Forca Italia” u shpall I pafajshëm pasi sipas provave ai nuk  dinte se kishte të bënte me një minorene. Në shkurt të vitit 2023 Berluconi doli I pafajshëm edhe nga akuzat se kishte paguar rreth 24 dëshmitarë që të jepnin dëshmi të rreme në Gjykatë mbi festat e tij të shfrenuara që njihen me  termin “Bunga Bunga”.

Karriera Poltike e Berlusconit ka qënë e mbushur me skandale të ndryshme duke nisur që nga aferat e tij të shumta sa I përket jetës personale dhe deri tek akuzat për mashtim tatimor. Silvio Berlusconi ishte babai i 5 fëmijëve nga dy martesat e tij të mëparshme , teksa në media qarkullonin lajme se ai do të bëhej sërish baba me fëmijë binjakë nga partenja e tij Marta Fascina.

Ai ka 5 fëmijë , 17 nipër e mbesa dhe është martuar dy herë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Rusia aktivizon “Oreshkin”

Paralajmërimi ogurzi që vjen nga Ukraina!

Shefi i NATO-së takohet me Trump në Florida!

Çfarë diskutuan Mark Rutte dhe presidenti i zgjedhur i Amerikës

Analiza e DW: Si do të veprojë qeveria

A mund të arrestohet Benjamin Netanyahu në Gjermani?

Netanyahu “barazohet” me Putinin

E ardhmja e Izraelit varet “në fije të perit”

Çfarë dimë për raketën ruse ‘Oreshnik’!

Putin: Asnjë komb tjetër nuk ka armë si tonat

Dy sekretarë të tjerë mund të kenë fatin e Gaetz

Bie “ushtari” i parë i Trump, Prokurori i Përgjithshëm jep dorëheqjen