MENU
klinika

Ankorohet në Sarandë

Anija “fantazmë” gjendet në mes të detit

14.06.2023 - 11:23

Një anije tip velierë ka mbërritur ditën e sotme në portin e Limjonit në Sarandë, pasi ishte gjetur e braktisur në mes të detit nga anija e peshkimit “Rozafa 23”

Mjeti lundrues me mbishkrimin “Bavaria 50”, është gjetur 4 ditë më parë, rreth 51 milje larg Siçilisë, pa asnjë person në bord, nga anija e peshkimit Rozafa, ekuipazhi i së cilës ishte duke peshkuar.

Kapiteni i anijes së peshkimit njoftoi Kapitenerinë e Siçilisë dhe Delta Forcën e Policisë Italiane, të cilët kanë kryer kontrollin fizik, gjatë të cilit nuk kanë konstatuar sende të kundërligjshme dhe në bazë të së drejtës ndërkombëtare të detit, ja kanë dorëzuar velierën kapitenit të anijes Rozafa.

Aktualisht mjeti lundrues sekuestruar dhe qëndron e bllokuar në port, pasi do të verifikohet nga Kapiteneria në Sarandë.

Revista amerikane rendit Rivierën Shqiptare si një nga destinacionet më të mira

“Mos shkoni në Santorini, por në Ksmail”

“Mos parkoni automjetet në zonat me risk të lartë”

Bashkia Vlorë paralajmëron qytetarët për përkeqësim të motit

“Thika luftarake, dokumente të falsifikuara dhe kanabis”

Detajet/ Goditet grupi kriminal që shpërndante dr*gë