MENU
klinika

Konventa Kombëtare e PD

Duma: Rinia shqiptare po na jep një leksion

15.12.2018 - 14:08

Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma duke folur nga foltorja e Kuvendit Kombëtar tek “Pallati i Kongreseve” vuri theksin te protesta e studentëve, që sipas saj, ata të rinj po i japin një leksion të gjithëve.

Ajo tha mes tjerash se Partia Demokratike është me studentët në çdo moment dhe do të punojë fort që ata të kenë të ardhmen në vendin e tyre dhe jo në emigracion. Gjithashtu ajo theksoi dy gjëra thelbësore, të cilat siç shtoi ajo janë tregues se një vend mund të bëhet kur alternohen “mendësia dhe mundësia”.

“Në pesë vite, opozita ka kërkuar drejtësi dhe meritokraci. Ka dy mënyra për të bërë Shqipërinë. Në mundësi dhe në mendësi. Tek e para, Shqipëria është një vend me pasuri të shumta. Rinia shqiptare sot i ka çuditur të gjithëve, miqtë e mi, e ardhja e tyre jemi ne.

E kam parë këtë sallë dhe kur PD ishte në pushtet dhe në opozitë; Kam parë demokratë të vërtetë që qëndruan dhe disa që ju afruan pushtetit. Kam parë se sa keni duruar kur zgjedhje pas zgjedhjesh ju thanë pse nuk vodhët dhe ju për të fituar; pse nuk dhunuat për të fituar! Atje jashtë studentet që kanë mahnitur Shqiperinë thone : donim te iknim se po na vidhnin te ardhmen por e ardhmja jemi ne!

Demokratë dhe demokrate ka dy mënyra për ta bër Shqipërinë : në mundësi dhe në mendësi. Votoni sot jo me mendësinë për të ruajtur miqësitë e vogla në parti, por me mendësinë se atje jashtë e ardhmja po pret per ne. Sepse ne jemi e ardhmja, votoni për të renë per forcën e të ardhmes.

Një pensioniste shkoi para dy ditësh atje dhe tha: Jemi me ju! Ne jemi në krye të forcës së të ardhmes, të pa shqetësuar se po bëjmë gjënë e duhur. Të mbledhin mendjen, PD nuk duhet të ekzistojë për shoqërinë për ata studentë që duhet ta shikojnë tërë ardhmen tuaj.

Kemi një vizion, e ardhmja jemi ne dhe nuk kemi asnjë kompleks, Dhe kur ta fitojmë të mos na thonë se i vodhët, por që jeni të fortë”, tha Duma.

“Në rrugën drejt Shqipërisë 2030!“

Rama, të dielën takim me shqiptarët në Londër

Lejuan personin e tretë misterioz në makinën e viktimave të largohej

Masakra në Dobraç/ Gjykata jep vendimin për 4 efektivët e “Shqiponjave”

“E gjithë Shqipëria në Tiranë!”

Berisha njofton protestën e radhës