21.06.2023 - 09:26
1000 rrënjë kanabis janë asgjesuar në fshatin Bërsekë të Skraparit. Mësohet se fidanët ishin kultivuar në një serë të improvizuar në një zonë kodrinore.
Ndërkohë mësohet se është zbuluar edhe një tjetër sipërfaqe me 500 gropa të hapura për mbjellje. Si autor i kanabisit të asgjesuar është shpallur në kërkim Oltjon Gjoni, 39-vjeç.