24.06.2023 - 20:56
Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandr Lukashenko, zhvilloi bisedime me kreun e grupit mercenar Wagner, Yevgeny Prigozhin, gjatë të cilave Prigozhin ra dakord t’i ndalojë trupat e tij të lëvizin drejt Moskës dhe “ta shtensionojë situatën”, raporton kanali rus i lajmeve Rossiya 24.
“Prigozhin pranoi propozimin e Lukashenkos për të ndaluar lëvizjen e Wagnerit në territorin rus dhe për hapat e mëtejshëm për uljen e tensioneve”, raporton Rossiya 24, duke cituar shërbimin për shtyp të Lukashenkos.
Sipas burimit të njëjtë, presidenti rus, Vladimir Putin, është dakorduar për këto bisedime./REL
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
"100 km nga mëngjesi…!"
400 kilometra e ‘ndajnë’ nga Putin/ Prigozhin i vendosur për grusht shteti
"Shërbimet janë në gatishmëri të lartë"