Sarah Berisha dhe Dj PM u njohën brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 1”, aty ku nisën edhe një lidhje dashurie. Teksa shumë kishin dyshime për romancën e tyre, ata dita-ditës po tregojnë se sa të lumtur janë pranë njëri-tjetrit.
Pak ditë më parë, blogerja e njohur ka bërë një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e saj, të cilët kanë qenë mjaft kuriozë që të dinë sa më shumë rreth saj dhe PM.
Dikush i ka kërkuar Sarah që të tregojë një fotografi që nuk e ka postuar më parë në rrjetet sociale, ku shfaqet së bashku me partnerin e saj.
Ajo ia ka plotësuar dëshirën ndjekësit dhe bashkëngjitur me foton shkruan: “99% të pa postuara janë”.
Në fakt duket se Sarah dhe PM kanë vendosur që ta mbajnë larg syrit të publikut lidhjen e tyre, pasi ata nuk postojnë shumë foto bashkë në “Instagram”.
Nga ana tjetër dikush e ka pyetur blogurën se ‘kur e ka menduar që të bëhet nënë?” dhe ajo i është përgjigjur shkurt:
“Kur të jetë kismet”.