MENU
klinika

Vendimi

Gjykata lë në burg Safet Gjicin dhe “çon në shtëpi” Alma Kaçin

26.06.2023 - 14:33

Gjykata e Posaçme ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për ish-kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici. Masa për Gjici u mor ditën e sotme nga trupa gjykuese, ku Gjici u paraqit mëngjesin e sotëm.

Ndërsa, për Alma Kaçin, vajzën e cila u shfaq në videon intime me Gjicin, Gjykata dha masën “arrest shtëpie”.

Safet Gjici dhe Alma Kaçi u paraqitën mëngjesin e sotëm në ambientet e Gjykatës së Posaçme për caktimin e masës së sigurisë, ku do të vlerësohej nëse do të qëndronin në qeëli apo do i caktohej një tjetër masë sigurie.

Ish-kryebashkiaku i Kukësit akuzohet për “Shpërdorim të detyrës”, pasi nga një video e plotë e skandalit seksual në zyrën e tij, doli se Alma Kaçi i kishte kërkuar favore për një tender për sterilizimin e qenëve dhe Gjici e kishte aprovuar.

Gjici u vu në prangat e Policisë pasditen e së shtunës në një lokal poshtë shtëpisë së tij në Tiranë, te “Selvia”.

Kujtojmë që në 16 qershor, kur u publikua videoskandali seksual në zyrën e tij, Prokuroria e Posaçme nisi hetimet për ish-kryebashkiakun. Arrestimi i Gjicit është bërë vetëm një javë pas publikimit të videoskandalit, ku ish-kryebashkiaku shfaqej teksa kryente marrëdhënie seksuale në zyrën e tij.

Pas publikimit të kësaj video, përmes një postimi në rrjetet sociale Gjici dha dorëheqjen nga posti i kryetarit të Bashkisë së Kukësit, ndërkohë bëri me dije se me vajzën në të cilën shfaqej në video, Alma Kaçin prej kohësh kishte një lidhje. Kaçi u arrestua pak ditë më parë dhe iu dha masa e sigurisë “arrest shtëpie”, pasi ka dhe një fëmijë të mitur.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN