MENU
klinika

Mungon Albin Kurti

Mali i Zi hap sezonin turistik, Rama krah bashkëshortes

01.07.2023 - 08:55

Fqinjët e Malit të Zi kanë hapur dje sezonin turistik me një koncert madhështor në Ulqin, ku kanë qenë të ftuar shumë politikanë rajonalë. Bie në sy prania e një numri të madh politikanësh shqiptarë të Shqipërisë dhe të Kosovës.

Kryeministri në detyrë Dritan Abazoviç ka ftuar homologun shqiptar Edi Rama dhe bashkëshorten e tij Linda, ministren Elisa Spiropali dhe kryebashkiakun e Shkodrës Benet Beci, shkruan newsbomb.al.

rama, abazovic
Lideret rajonale te ftuar ne Ulqin, per hapjen e sezonit turistik /C: Marre nga profili publik i Abazoviç

Ndërkohë, nga Kosova e pranishme është presidentja Vjosa Osmani, e cila shoqërohet nga bashkëshorti dhe nga dy vajzat e vogla, si dhe kryebashkiaku i Prishtinës Përparim Rama. Ky i fundit shihet duke qëndruar krah Benet Becit të Shkodrës.

Në këtë aktivitet të rëndësishëm për Maliqn e Zi, ku Abazoviç është kujdesur të ftojë politikanët shqiptarë, mungon kryeministri i Kosovës Albin Kurti. Nuk dihet nëse atij nuk i ka shkuar një ftesë, apo Kurti ka refuzuar të jetë krah Ramës, pas “përplasjeve” të fundit në distancë.

vjosa osmani, abazovic
Vjosa Osmani mberrin ne Ulqin me dy vajzat dhe bashkeshortin, priten nga Abazoviç /C: Marre nga profili publik i Abazoviç

Edi Rama ka propozuar një draft për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë dhe ka kërkuar nga zyrtarët e lartë në Bruksel që Kurti dhe Vuçiç të ulen në një konferencë të nivelit të lartë dhe të mos dalin prej saj pa një marrëveshje. Kjo, pasi përshkallëzimi i konfliktit mes dy vendeve mund të rrezikojë gjithë Ballkanin.

Ideja e kryeministrit shqiptar është pranuar nga negociatorët e BE dhe vetë presidenti Michel apo shefi i politikës së jashtme Borell, shkruan newsbomb.al.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Çfarë do të thotë fitorja e tij?

A do të jetë Albin Kurti, Tsiprasi i ri i Ballkanit?