MENU
klinika

Rama në Mal të Zi

“Abazoviç ndër të paktët që e sheh politikën si qytetar, jo si përfaqësues i një etnie”

07.07.2023 - 18:01

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një konferencë me homologun e Malit të Zi, ku tha se fokusi ishte Procesi i Berlinit dhe Samitin e NATO-s. Po ashtu ra në sy vlerësimi gjthnjë e më shumë në rritje të Ramës për Abazoviçin.

“Ishte kënaqësi jo vetëm se kështu e kërkon diplomacia por se sa herë takohem me Abazoviç është kënaqësi shumë e veçantë sepse Dritani është ndër të paktët që në këtë lagjen tonë në zemër të Evropës e sheh politikën si qytetar dhe jo si përfaqësues i një etnie. Kjo është e rrallë dhe e çmuar. Dsktuam për Procesin e Berlinit dhe samiti i ardhshëm i NATO-s. Ky samit, ku Shqipëria dhe Mali i Zi janë së bashku anëtarë të NATO-s.”-thotë Rama.