MENU
klinika

Konferenca e Ekonomisë Digjitale Globale 2023

Tibeti tërheq investime në projekte digjitale

08.07.2023 - 20:40

Një seksion i Konferencës së Ekonomisë Digjitale Globale 2023 u mbajt në Lhasa, kryeqendra e Rajonit Autonom të Tibetit të Kinës, duke tërhequr mbi 50 kompani dhe me 21 projekte të reja të nënshkruara në rajon.

Si një ngjarje dytësore e konferencës së këtij viti, forumi i mbajtur në Tibet synon të promovojë dhe të shfaqë burimet e rajonit dhe vlerën e mundshme të zhvillimit të ekonomisë së saj dixhitale dhe të nxisë integrimin në projektin madhështor të Kinës për kanalizimin e më shumë burimeve kompjuterike nga rajonet lindore në rajonet perëndimore më pak të zhvilluara por të pasura me burime, shkruan “Xinhua”.
Takimi kryesor i Konferencës Globale të Ekonomisë Digjitale 2023 u zhvillua në Pekin. Të organizuara së bashku nga komiteti organizativ i Konferencës Globale të Ekonomisë Digjitale dhe qeveria bashkiake e Lhasës, aktivitetet do të zgjasin për tri ditë.

Tibeti ka një lartësi mesatare prej mbi 4000 metrash dhe ka avantazhe natyrore, duke përfshirë temperaturat e ulëta, klimën e thatë, përmbajtjen e ulët të oksigjenit dhe ajrin e pastër, duke e bërë atë një vend ideal për ruajtjen e të dhënave të mëdha. Dhe rajoni ka tërhequr shumë projekte industriale në sektorin digjital gjatë viteve të fundit, duke sugjeruar një vrull të shtuar rritjeje, sipas Phurbu Dondrup, zyrtar partiak në Lhasa.
Vetëm vitin e kaluar, Tibeti regjistroi mbi 20 miliardë juanë (rreth 2.78 miliardë dollarë amerikanë) vlerë të shtuar të kontribuar nga ekonomia digjitale, bënë të ditur autoritetet lokale.