MENU
klinika

Divorcohet pas 6 vitesh

Çfarë do të ndodhë me fëmijët e Ricky Martin?

09.07.2023 - 09:17

Pasi i dha fund martesës, Ricky Martin po kërkon kujdestarinë e përbashkët të dy fëmijëve të tij me bashkëshortin Jwan Yosef.

Çifti njoftoi se i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre pas gjashtë vitesh martesë, por shtuan se ende janë të përkushtuar ndaj “rritjes së përbashkët” të fëmijëve të tyre.

Në kërkesën e divorcit të Martin të paraqitur të mërkurën, të siguruar nga People, këngëtari i “Livin’ La Vida Loca” kërkoi kujdestarinë e përbashkët të vajzës Lucia, 4 vjeçe, dhe djalit Renn, 3 vjeç.

Martin, është gjithashtu babai i djemve binjakë 14-vjeçarë Matteo dhe Valentino, të cilët erdhën në jetë përpara se të martohej me Yosef.

Sipas dokumenteve, Martin do t’i paguajë gjithashtu mbështetje bashkëshortore Yosef si dhe tarifat e tij të avokatit.

Këngëtari duhet “akoma të përcaktojë natyrën dhe shtrirjen e plotë të aseteve dhe detyrimeve të pronave të veçanta të secilës palë” bazuar në paramartesën e tyre.