MENU
klinika

Ndërtime pa leje në Sarandë

Prokuroria çon në gjykatë ish-përgjegjësin e IKMT-së

10.07.2023 - 11:54

Prokuroria e Sarandës ka çuar në gjykatë ish-përgjegjësin e IKMT Sarandë, Julian Preni, i cili akuzohet për “shpërdorim detyre”. Hetimet fillestare për Prenin janë kryer nga SPAK për veprën penale “korrupsion pasiv”, raporton “BalkanWeb”. Por për shkak se nuk është arritur të provohet kjo vepër penale, dhe në bazë të dyshimeve se është konsumuar vepra tjetër “shpërdorim detyre”, dosja është transferuar në prokurorinë e Sarandës.

Julian Preni drejtoi IKMT-në e Sarandës në periudhën 2019-2020. Duke iu referuar të dhënave të sistemit gjyqësor, prokurori Kledian Llaho është ai që ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjykatë dosjen ndaj Prenit.

Seanca e parë për dërgimin e çështjes në gjyq është parashikuar të hënën, nën drejtimin e Suela Xhanit. Julian Preni akuzohet për “shpërdorim detyre” lidhur me disa raste të lejimit të ndërtimeve pa leje në territorin e Bashkisë Sarandë.

Revista amerikane rendit Rivierën Shqiptare si një nga destinacionet më të mira

“Mos shkoni në Santorini, por në Ksmail”

“Mos parkoni automjetet në zonat me risk të lartë”

Bashkia Vlorë paralajmëron qytetarët për përkeqësim të motit

“Thika luftarake, dokumente të falsifikuara dhe kanabis”

Detajet/ Goditet grupi kriminal që shpërndante dr*gë