Familja e Markagjonajve ka qenë ndër familjet më të mëdha dhe më të njohura shqiptare.
Ato bënë epokë në historinë e Shqipërisë veriore dhe historia e kësaj familjeje ka qenë gjithnjë interesante dhe ka marrë vëmendjen e mediave shqiptare dhe të huaja.
Ajo që të habit është fakti se për disa kohë Mirdita është drejtuar nga një grua. Ajo quhet Luçije Preng Bib Doda. Luçija lindi në Shkodër nga një familje patriotike me origjinë nga Mirdita. Familja e saj ishte ndër më të njohurat në Shkodër. Ishte mbesa e Ndoc Xhuxhës, filatelistit të parë shqiptar. Xhuxhajt ishin me të vërtet një nga familjet me nam në këtë qytet të bukur dhe martesa e saj me princin mirditor Preng Bibë Dodën i ngriti më lart prestligjin kësaj familjeje. Dihet që në kohërat e mëparshme tarafi ishte me të vërtet një vlerë shumë e madhe dhe martesat bëheshin për të rritur interesat familjare.
Bashkëshorti i saj u bë Preng Bib Doda, i ashtuquajturi princ i Mirditës. Ai kish lindur në Orosh të Mirditës në vitin 1858 në këtë familje. Gjomarkajt ishte autoriteti më i lartë i pleqërimit të kodit zakonor shqiptar(kanunit) në Gegçri dhe prijësit tradicionalë të Mirditës.
Ai ishte një ndër drejtuesit kryesor të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Komandant i Lidhjes së Shkodrës dhe komandant i forcave Mirditore e Shkodrane që luftuan në mbrojtjen e Hotit e Grudës nga malazezët në vitin 1880. Kandidat për fronin mbretëror të Shqipërisë në vitin 1914, dy herë zëvendëskryeministër dhe dy herë ministër. Ndër figurat më të shquara të kombit shqiptar, me një kontribut të jashtëzakonshëm në drejtimin e kryengritjeve për liri e pavarësi! U vra më 22 mars në vitin 1919 në Zejmen të Malësise së Lezhës.
Pas vrasjes së Preng Bib Dodes, për një periudhë të shkurtër Mirdita u drejtua nga e shoqja, Luçia. Nuk ka shumë të dhëna për mënyrën si ajo e udhëhoqi Mirditën por nga albumi i fotografive duket qartë një grua me prestligj dhe një burrneshë e rrallë.
Fakti që ajo u vu në krye të Mirditës kishte një domethënie shumë e madhe. Në fakt në familjen e Gjonmarkajve gratë kanë pasur një rëndësi të veçantë. Të edukuar nëpër shkollat perëndimore të gjithë trashëgimtarët e Markagjonajve kanë gëzuar hiret dhe paraqitjen e një familjeje të vërtetë princërore shqiptare.
Historia tregon se parinë e Mirditës më pas e mori kapedan Marka Gjoni, po nga familja e Gjomarkajve.