MENU
klinika

Ministri i Mbrojtjes nxjerr pamjet: 42 trupa dhe 13 mjete janë angazhuar

Zjarri në Peshtan, vijon ndërhyrja nga ajri

24.07.2023 - 10:10

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi njofton se 42 trupa dhe 13 mjete janë angazhuar prej orësh në aksionin për shuarjen e zjarreve të ndezura në Peshtan të Fierit dhe fushën e mbetjeve në Vlorë.


Sipas ministrit, efektivët e Repartit të Poshnjes po punojnë në terren në zonën e pyllëzuar dhe tejet të vështirë në Peshtan.

Ndërkohë helikopteri Cougar vijon ndërhyrjen nga ajri për shuarjen e zjarrit në fushën e mbetjeve në Vlorë.

Flakët vijojnë nga dita e djeshme, ndërsa gjatë gjithë natës forcat zjarrfikëse me mjetet e bashkisë por dhe të ushtrisë punuan për të izoluar flakët të cilët u intensifikuan shumë gjatë orëve të pasdites vonë të 23 korrikut.

Revista amerikane rendit Rivierën Shqiptare si një nga destinacionet më të mira

“Mos shkoni në Santorini, por në Ksmail”

“Mos parkoni automjetet në zonat me risk të lartë”

Bashkia Vlorë paralajmëron qytetarët për përkeqësim të motit

“Thika luftarake, dokumente të falsifikuara dhe kanabis”

Detajet/ Goditet grupi kriminal që shpërndante dr*gë