MENU
klinika

Kryeministri ndan fotot

Porti i Durrësit priti 11 mijë pasagjerë këtë fundjavë

24.07.2023 - 10:21

Kryeministri Rama përmes një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar se Porti i Durrësit këtë fundjavë ka pritur mbi 11 mijë pasagjerë.

“Mirëmëngjesi dhe nga Porti i Durrësit që këtë fundjavë priti mbi 11 mijë pasagjerë ju uroj një javë të mbarë”, ka shkruar kryeministri Rama.

Porti i Durrësit është përballur me një fluks të madh udhëtarësh këtë sezon vere, ku diaspora shqiptare në Zvicër dhe vende të tjera të Evropës Perëndimore dhe Qendrore, po dhe shtetas të huaj po zgjedhin transportin detar për të mbërritur në vendin tonë dhe shijuar verën e nxehtë buzë Adriatikut dhe Jonit.

Kapiteni i portit detar të Durrësit Tauland Allkja për Top Channel, ka thënë se që nga 20 korriku tragetet kanë shtuar udhëtimet ditore mes brigjeve të Adriatikut për të përballuar kërkesat e shumta.

Do të funksionojnë 32 sportele për të siguruar një përpunim të shpejtë të udhëtarëve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Regjistrimi i rreth 13.000 m2 tokë pa asnjë dokument ligjor në Lalëz

Lihet në qeli ish-kreu i Kadastrës

Dyshohet se ra nga lartësia e një pallati

Tragjike! Humb jetën 10-vjeçari

Zonat ku pritet të ketë edhe dëborë

Nisin reshjet e shiut në të gjithë vendin