MENU
klinika

Shërbim pa reklama dhe pa kosto...

NASA vjen së shpejti me shërbimin e saj të ri të transmetimit!

01.08.2023 - 10:12

Ajencia qeveritare hapësinore NASA njoftoi se do të lançojë një shërbim të transmetimit më vonë gjatë këtij viti, të cilin do ta emërojë NASA+. Shërbimi pa reklama dhe pa kosto do të përfshijë mbulimin e drejtpërdrejtë të lançimeve të ardhshme të raketave, dokumentarët dhe seritë origjinale të cilat do të vihen ekskluzivisht në dispozicion në platformë. Marc Etkind, administratori i komunikimit i NASA-s, tha në një deklaratë se:

Me platformën e re të transmetimit të NASA-s, hapësirën po e vendosim në majë të gishtave. Transformimi i pranisë sonë digjitale do të na ndihmojë të tregojmë më mirë historitë se si NASA eksploron të panjohurën në ajër dhe hapësirë, frymëzon përmes zbulimit dhe sjell risi për të mirën e njerëzimit.

NASA+ do të jetë në dispozicion përmes aplikacionit NASA në telefonat dhe tabletat iOS dhe Android, e gjithashtu edhe në platformat tjera të transmetimit si Roku, Apple TV dhe Fire TV. Shërbimi i transmetimit do të jetë i qasshëm edhe nëpërmjet website-it beta të agjencisë. Eksperienca e re në web do të jetë gjithashtu shtëpia e informacionit të misioneve dhe studimeve të agjencisë, të të dhënave mbi klimën dhe përditësimeve rreth satelitëve.

Agjencia hapësinore momentalisht e përdorë NASA TV për transmetimin e përmbajtjeve me video dhe lançimit të raketave dhe satelitëve. Ajo e transmeton përmbajtjen në 24/7 si në faqen e NASA-s ashtu edhe në YouTube. Duke lançuar shërbimin e saj të transmetimit, NASA po krijon një hapësirë të dedikuar për shikuesit që të kenë qasje në përmbajtjen e saj.