MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Çfarë këshillash jepni për urthin?

04.08.2023 - 09:10

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Çfarë këshillash jepni për urthin?

Mjeku: E rëndësishme është mënyra e të ushqyerit. Zgjidhja e problemit të urthit vjen kryesisht nga ushqimi. Mënyra më e mirë e të ushqyerit është pak dhe shpesh. Duhen evituar ushqimet që i shkaktojnë probleme stomakut, si ushqimet me yndyrna ose ushqimet pikante, kafeja, çokollata, pijet e gazuara, alkooli etj.

Duhet shmangur shtrirja për të fjetur menjëherë pas jemi ushqyer. Dhe kur të biem për të fjetur, koka të jetë e ngritur rreth 20 centimetra.

Të qenët obez është një tjetër faktor që e favorizon urthin prandaj është e rëndësishme që këta njerëz të humbin në peshë.

Theksojmë veçanërisht për vajzat mosmbajtjen e korseve apo rrobave të ngushta.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ja çfarë sugjerojnë mjekët

A mund të pini aspirina gjatë shtatzanisë?

"Të kërcesh deri në frymën e fundit"

A e dini si e filloi një grua, epideminë e vallëzimit?

Shkencëtarët më në fund e kanë një përgjigje

A është vërtet e dëmshme të pini kafe me stomakun bosh