Ekzaktësisht një vit më parë, Ilda Bejleri mori dhuratën më të bukur në jetë, ajo u bë nëna e një vajze, të quajtur Siena.
Pavarësisht se është munduar që portretin e vajzës ta mbajë sa më larg rrjeteve sociale, dita e djeshme ka qënë mjaft e rëndësishme për vogëlushen Siena, e cila festoi 1-vjetorin e lindjes.
Moderatorja bukuroshe ka oragnizuar një festë speciale për vajzën e saj, ku kanë marrë pjesë mjaft personazhe publik dhe kanë performuar mjaft artistë të njohur si Bujar Qamili, Elgit Doda etj.
Në një postim të bërë nga moderatorja Elona Duro, njëkohësisht edhe mikesha e ngushtë e Ildës, shihet teksa Siena, e cila është veshur me një fustan të bardhë dhe dukej si një princeshë e vërtetë.
Po ashtu edhe Bejleri është veshur me një fustan të bardhë dhe padyshim ka tërhequr vëmendjen me elegancën e saj.