MENU
klinika

“Oppenheimer”

Filmi me fitimin më të madh për Luftën e Dytë Botërore

10.08.2023 - 13:34

Filmi i Christopher Nolan ka kaluar shifrën prej 550 milionë dollarësh në arkat globale dhe është pritur me kritika të mira.

I shfaqur në kinema muajin e kaluar, Oppenheimer është një biografi tre-orëshe mbi sprovat dhe mundimet e fizikanit teorik J Robert Oppenheimer, personazh i interpretuar nga Cilian Murphy, dhe shpikjen e bombës atomike .

Pjesa më e madhe e filmit ka të bëjë me punën e Oppenheimer në laboratorin e Los Alamos të kohës së luftës dhe përndjekjen e tij politike të mëvonshme në duart e zyrtarit qeveritar Lewis Strauss, i luajtur nga Robert Downey Jr në film.

“The Independent”, shkuran se sipas parashikimeve më të fundit nga Box Office Mojo, Oppenheimer tejkaloi rekordin e mëparshëm, Dunkirk , i realizuar gjithashtu nga Nolan, i cili arriti në 527 milionë dollarë në arkat botërore. Filmi luajti Tom Hardy, Harry Styles dhe Murphy, dhe është vendosur në sfondin e evakuimit të Dunkirk gjatë Betejës së Francës.