MENU
klinika

Argëtim për fëmijët

Cirku Kombëtar dhe Qendra Kombëtare e Kulturës në Shëngjin

10.08.2023 - 14:18

Qendra Kombëtare e Kulturës për fëmijë dhe Cirku Kombëtar ofruan dje një pasdite argëtuese për fëmijët në Shëngjin.

Aktiviteti është një nga stacionet e sezonit veror “KultArt” 2023, organizuar nga Ministria e Kulturës, që çon artin e kulturën atje ku është publiku.

Shfaqja u ndoq jo vetëm nga fëmijët, por nga të gjithë të pranishmit.

Në kuadër të “KultArt”, Cirku Kombëtar dhe Teatri i Kukullave kanë udhëtuar në destinacione të ndryshme turistike, duke u dhuruar argëtim e buzëqeshje fëmijëve dhe pushuesve pranë vendpushimeve të tyre.

Arti i cirkut në vendin tonë është i pëlqyeshëm nga të gjitha moshat. Nuk ka një skenë, stadium apo shesh në Shqipëri ku artistët akrobatë nuk kanë luajtur dhe nuk kanë shfaqur aftësitë e tyre të rralla artistike.

Cirku Kombëtar përfshin në repertorin e tij vlera nga cirku botëror, por gjithashtu edhe vlera tradicionale. Këto vlera pasqyrohen në ilustrimet muzikore, ritmet, veshjet dhe në një masë më të madhe në idetë dhe skenografitë e shfaqjeve.