Velipoja u ndez mbrëmjen e djeshme nga ritmet e këngëve dhe valleve popullore.
Ministrja e Kulturës, Elva Margariti ndau në rrjetet sociale foto nga ky aktivitet, i cili ishte pjesë e sezonit veror “KultArt” 2023, organizuar nga Ministria e Kulturës, me mbështetjen e Bashkisë Shkodër.
“Artistët e Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore zbritën me “Tinguj Vere” në sheshin kryesor të Velipojës, duke kënduar e kërcyer bashkë me publikun shqiptar e të huaj”, tha Margariti.
Pas Velipojës Ansambli do të zhvendoset në bregdetin e Adriatikut, duke sjellë këngët e vallet tradicionale shqiptare për turistët vendas dhe të huaj. Më 12 gusht Ansambli Popullor do të jetë në qytetin e Durrësit, te Vollga në orën 20.00.
Ky aktivitet është një nga stacionet e sezonit veror “Kult Art” 2023, organizuar nga Ministria e Kulturës, e cila çon artin dhe kulturën atje ku është publiku.