Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka vizituar pasditen e sotme pranë ambienteve të Spitalit të Vlorës, efektivin Redin Çaushaj, i cili mbrëmjen e djeshme u plagos me thikë nga 60-vjeçari, Thodhori Mërkuri.
Balla tha se gjendja e efektivit është stabël dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
“Efektivi është nën kujdes intensiv. Jemi më të qetë pasi është jashtë rrezikut për jetën”, deklaroi Balla, teksa më tej i bëri apel Prokurorisë së Vlorës, që ky rast të hetohet dhe personi i cili plagosi efektivin, të marrë dënim ekszemplar.
Ndër të tjera, ministri tha se kushdo që tenton të ngrejë dorë kundrejt Policisëm, shteti do të reagoje me të gjithë forcën e vet.
“Kushdo që do tentojë të ngrejë dorë reagimi ynë do të jetë shumë i fortë.i Kërkoj publikisht Prokurorisë së Vlorës që ky rast të hetohet imtësisht dhe ndaj eprsonit që tentoi të godasë policin të kemi një dënim ekzemplar.
Shteti do reagojë me të gjithë forccën e vetë ndaj kujdo që tenton të godasë policin e shtetit”, shtoi ministri.
Gjatë orëve të vona të natës në Himarë efekviti i policisë ndërhyri për të shuar një konflikt, mirëpo për pasojë mbeti vetë i plagosur.
28-vjeçari Redin Çaushaj, me detyrë inspektor i Policisë së zonës Lukovë, jashtë orarit të shërbimit ishte duke kaluar në rrugë dhe kur ka parë personat që po konfliktoheshin ka ndërhyrë menjëherë për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit.
Ndërkohë, Thodhori Mërkuri, i cili ra në prangat e policisë disa orë pas ngjarjes, e goditi efektivin me mjetin prerës thikë në qafë dhe si pasojë 28-vjeçari mbeti i plagosur.