“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: Përshëndetje! Do të doja të pyesja një nga mjekët tuaj nëse ka ndonjë kurë për heqjen e qukave? Pyes sepse kam shumë quka dhe më krijon bezdi një gjë e tillë.
Mjeku: Njollat kafe në lëkurë ose, siç njihen ndryshe në gjuhën popullore, qukat janë një problem për shumë femra dhe shkaktohen nga dy faktorë:
1-ekspozimi i gjatë në diell
2-Hormonet femërore (estrogjeni nxit prodhimin e melaninës nga melanocitet dhe çon në një hiperpigmentim të lëkurës).
Me anë të një aparature (Skin laser) shikohet me imaxh të dixhitalizuar lëkura e zmadhuar deri në 100-fish, bëhet një analizë dhe vendoset lloji i trajtimit. Mund të duhet duhet të marrë kremra hidratues apo duhet të bëjë piling kimik për t’i zbehur dhe arritur një lëkurë normale që pacienti dëshiron.
Në rastin e melazmave, që janë akoma më të vështira për t’u hequr dhe zakonisht gjenden tek gratë pas shtatzënisë, ekzaminimet duhen ndërthurur me analiza hormonale, sepse mekanizmat hormonalë luajnë një rol të rëndësishëm në hiperpigmentim.
Në rastin e rrezatimit diellor, pacientit i bëhet e qartë kremi mbrojtës që duhet të përdorë, koha e duhur dhe filtri i duhur, pasi numri i filtrit mbrojtës ndryshon në bazë të rrezatimit diellor.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.