MENU
klinika

"BBC": Akt diplomatik nga Meloni

Gjesti i turistëve italianë në Berat merr vëmendjen e mediave

19.08.2023 - 10:08

Lajmi për mospagimin e fatues të 4 turistëve italian në një restorant në Berat ka marrë vëmendjen e botës. 4 turistët, pasi konsumuan darkën në restoranin Guva në Berat, u larguan fshehtazi nga restoranti duke vrapuar. Fillimisht lajmi për këtë gjest u dha në mediat shqiptare, por porosia e kryeministres italiane Giorgia Meloni ndaj ambasadorit italian në Shqipëri për të paguar faturës prej 80 eurosh ndaj restorantit, ka bërë që shumë media ndërkombëtare të shkruajnë për këtë ngjarje.

Nga mediat italiane si La Stampa, Ansa, te gjigandi britanik BBC, agjensia amerikane e lajmeve Reuters e deri te media indiane Times Of India, lajmi për gjestin e italiane ndaj restorantit në Berat ka marrë vëmendje të posaçme.

“Në një akt unik diplomatik, qeveria italiane ka shlyer faturën e restorantit të katër turistëve italianë në Shqipëri që janë larguar pa paguar. Darka dhe shëtitja në qytetin e Beratit bënë bujë në të dy vendet. Muhabeti bëri që kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ta ngrinte atë me homologen e tij italiane, Giorgia Meloni, teksa ajo ishte për vizitë në vend. Ajo u përgjigj duke i thënë ambasadorit të saj “shkoni dhe paguani faturën për këta idiotë”, shkruan BBC.

“Francesco Lollobrigida, ministri italian i bujqësisë dhe kunati i Melonit, ishte në udhëtim në Shqipëri dhe tha se ishte një çështje krenarie kombëtare. “Ajo ofroi të paguante faturën. Ambasadori ishte duke u kthyer për në Tiranë dhe ishte në dispozicion për ta bërë këtë. Disa individë të pandershëm nuk mund të vënë në siklet një komb me njerëz të mirë,” shtoi Lollobrigida,” shkruan Times Of India.

“Kryeministrja Giorgia Meloni, e cila iu bashkua numrit në rritje të italianëve që vizitonin Shqipërinë për pushime këtë verë, siguroi që një pronar restoranti vendas të mos mbetej pa u paguar pasi një grup bashkatdhetarësh të saj u larguan pa paguar faturën. Meloni dhe familja e saj kaluan disa ditë në Shqipëri këtë javë si mysafire e kryeministrit Edi Rama, vendi i të cilit po shijon një bum turistik këtë verë me vizitorët të tërhequr nga plazhet me rërë të bardhë dhe çmimet e ulëta në krahasim me pjesën tjetër të Evropës,” shkruan Reuters.

Revista amerikane rendit Rivierën Shqiptare si një nga destinacionet më të mira

“Mos shkoni në Santorini, por në Ksmail”

“Mos parkoni automjetet në zonat me risk të lartë”

Bashkia Vlorë paralajmëron qytetarët për përkeqësim të motit

“Thika luftarake, dokumente të falsifikuara dhe kanabis”

Detajet/ Goditet grupi kriminal që shpërndante dr*gë