20.08.2023 - 08:39
“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacientja: Nga se shkaktohen meningitet?
Mjeku: 1-disa mikrobe (meningokoku, streptokoku, pneumokoku, enterococu etj). Por meningitet mund të vijnë edhe si komplikacion i një Infeksioni diarreik, salmonela, dizanteria, Escherischia Coli etj. Në kushte të imunitetit të dobësuar infeksioni kalon në gjak dhe prek meninget në mënyrë sekondare.
2- viruset e ndryshme por më shpesh virusi i gripit.
Rruga e përhapjes është me spërklat e pështymës. Në epidemiologjinë e sëmundjes ndikon jeta kolektive, kopshte, shkolla konvikte, ndikon edhe stina e ftohtë dhe e lagësht.
Shenjat janë temperaturë e lartë, të vjella dhimbje koke, irritim nga ambientet e ndriçuara, letargji, ethe, turbullime të ndërgjegjes, konvulsione rrallë herë.
Tek fëmijët 0-1 vjeç vihet re fontanela e bombuar.
Gjëndje të tilla janë urgjencë mjekësore dhe duhen dërguar menjëherë në spital për trajtime intensive.
Meningitet me shkaktar viruset kanë ecuri të mirë. Shërohen pas 2-3 javësh pa lënë asnjë pasojë.
Komplikacioni më i rëndë, që mund të shkaktojë meningokoku është Sepsisi ( meningokoksemia).
Mikrobi kalon nga fyti në gjak duke dhënë një gjendje toksike me dëmtim të kapilarëve në organet e brendshme,
Shfaqje në lëkurë të njollave të vogla në ngjyrë vishnje në mavi.
Këto njolla shtohen shumë shpejt. Nuk kruhen, nuk dhembin.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN