MENU
klinika

“Vendimi u mor me urdhër”

GJKKO e la në qeli, reagon avokati i Fredi Belerit

21.08.2023 - 11:33

Avokati i Fredi Belerit ka deklaruar se vendimi i GJKKO-së për lënien në qeli të klientit të tij ishte me urdhër.

Ai theksoi se togat e zeza “s’kanë fuqi para pushtetarëve”, duke shtuar se gjatë seancë së sotme (21 Gusht) Beleri kërkoi që të lirohej dhe të merrte detyrën.

“Në 31 Korrik na u vendosën para prova që nuk i dinim. Nuk ka pasur asnjëherë biseda me të infiltruarin ku i Beleri i ofron para në kërkim të votave.

E dimë deri diku se ku do të shkojë. Kjo është me urdhër, këta nuk kanë fuqi edhe pse është një Gjykatë që u formua si e fortë. Por nuk ka fuqi para pushtetarëve.

Të lirohej dhe të shkojë të marrë detyrën e tij, këtë kërkoi Beleri. Nga Gjykata u shkruajt bukur arsyetimi se nuk ekzistojnë kushtet”, tha avokati.