Mediat greke kanë raportuar lajmin se Fredi Beleri u la sërish në burg, pavarësisht kërkesës së avokatëve për një masë më të lehtë sigurie.
Agjencia e lajmeve në Athinë, por edhe media të tjera kanë raportuar, duke thënë se “shqiptarët po vazhdojnë sfidën”.
“Gjykata speciale për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar të Tiranës rrëzoi sot kërkesën e re të avokatëve të kryebashkiakut të Himarës, Fredi Beleri për zëvendësimin e paraburgimit me masa të tjera shtrënguese, në mënyrë që ai të betohet dhe të marrë zyrtarisht detyrën”, shkruan Agjencia e lajmeve në Athinë.
Më tej media greke thekson se Fredi Beleri qëndron në paraburgim për tre muaj, gjë që i heq mundësinë e betimit si kryetar bashkie, me skadimin e afatit.