22.08.2023 - 17:23
Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në Laç, i cili dyshohet i qëllimshëm. Të paktën 50 efektivë të Forcave të Armatosura, helikopteri Cugar dhe 2 mjete zjarrfikëse janë mobilizuar për të ndihmuar në shuarjen e zjarrit masiv në Laç.
Bëhet me dije se policia ka identifikuar dhe arrestuar autorin e dyshuar të zjarrvënies në Laç.
Një reagim ka ardhur edhe nga ministri i Mbrojtje Niko Peleshi, i cili me anë të një postimi në Facebook shprehet se Forcat e Armatosura janë të përkushtuar për sigurinë e qytetarëve.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
"Në Llogara ishim gati të shpallnim triumfin kur…"
Peleshi: Flakët janë larguar shumë nga tuneli i Kalimashit
“Sfidë mbetet Karaburuni”
Peleshi reagon për zjarret në vend: Në kontroll të gjitha situatat serioze!
"Po punojmë së bashku"