MENU
klinika

Firmëtar i drejtshkrimit të shqipes

U nda dje nga jeta, përcillet gjuhëtari Bahri Beci

22.08.2023 - 19:51

Problemet e gjuhës shqipe dhe përmirësimi i standardit ishin ushqim i përditshëm për gjuhëtarin e shquar Bahri Beci, i cili mbylli sytë në moshën 87 vjeçare.

Nderimet për firmëtarin e drejtshkrimit e dilektologun shkodran e akademikun e nderuar u mbajtjen ne Akademinë e Shkencave të Shqipërisë. Seit Mancaku thotë se ai ishte mbrojtës i tezës së vërtetuar shkencërisht se shqipja është në vazhdën e ilirishtes.

Ardian Marashi, pasi rendit kontributet në kohë të vështira, rrëfen edhe bisedën e fundit.

Gjuhëtari Rexhep Ismajli nënvizon kontributin shumëdimensional e veçmas në hartimin e teksteve shkollore.

Ndërkohë që Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë, përmes një ekspozite homazh për akademikun dhe gjuhëtarin Bahri Beci, sjell në vëmendje të publikut kontributin e tij shkencor në fushën e gjuhësisë përmes botimeve të rëndësishme në fushën e dialektologjisë, fonetikës, gramatikës, gjuhës letrare, si edhe të historisë së gjuhës, si: “Të folmet veriperëndimore të Shqipërisë dhe sistemi fonetik i së folmes së Shkodrës”; “Gramatika e gjuhës shqipe”; “Probleme të politikës gjuhësore dhe të planifikimit gjuhësor në Shqipëri”.

Një vend të veçantë zë edhe kontributi i tij i vyer në hartimin e teksteve mësimore të gjuhës shqipe, si dhe të metodave për mësimin e shqipes nga të huajt, si dhe artikujt e shumtë shkencorë në revistat më në zë të fushës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Personalitet me veprimtari të shumanshme

Ndahet nga jeta akademiku i njohur Bahri Beci

Flet për hapësirën që Tirana nuk ia jepte dot

Rrëfimi i Benet Becit, nga familja, te marrëdhënia me Shkodrën