MENU
klinika

“Bonusi i Rijetëzimit”

“Ruhet etnografia mesjetare në shtëpitë e Kalasë së Krujës”

24.08.2023 - 12:21

Rijetëzimi i banesave në zonat historike është një nismë e qeverisë shqiptare që synon restaurimin e objekteve monumente kulture, por edhe ato që nuk mbajnë këtë status, por gjenden në qendra historike e arkeologjike, lagje-kala etj.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga restaurimi i shtëpive të Kalasë së Krujës, të cilat po dalin në dritë, duke i dhënë një pamje estetike zonës e njëkohësisht duke ruajtur etnografinë mesjetare.

Përmes Bonusit të Rijetësimit, shteti fton pronarët apo përdoruesit e objekteve të propozuara për restaurim dhe rijetësim, të bëhen bashkë në investime në pronat e tyre për t’i mirëmbajtur dhe rijetësuar.

Me anë të Bonusit të Rijetësimit mund të ndërhyhet deri në 1 milion lekë për ndërhyrje mirëmbajtje dhe konservuese në pronësi private, që të ndikojnë në vlera dhe unitetin kompozicional të ansamblit historik e urban të qendrave historike.

Ndërsa deri në 5 milionë lekë mund të ndërhyhet për restaurim dhe rijetësim të pjesshëm ose të plotë në pasuritë e paluajtshme, në pronësi private, pjesë përbërëse e ansambleve historike urbane, qendrave historike, zonave arkeologjike ose me status pasuri kulturore, si objekte të veçanta jashtë këtyre zonave.

Aplikimet për financim mund të jenë: guest house, hotele, dyqan suveniresh, artizanati, antikuari, bizhuterish, librari, videoteka, galeri arti dhe mjete pune, punishte, gastronomi për produktet vendase, pikë informacioni për turistët.