MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Marijuana plak trurin?

25.08.2023 - 09:20

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Marijuana plak trurin?

Mjeku: Sipas një studimi, më i madhi i realizuar me teknikën e neuroimazherisë, konsumi i marijuanës përveç shumë efekteve negative, shkakton plakje të parakohshme të trurit të njeriut. Pjesë e këtij studimi kanë qenë 32 mijë persona, të cilëve u janë analizuar të dhënat celebrale. Truri i njeriut zë vetëm 2% të masës së trupit, por kërkon 20% të gjakut që pompohet aty përmes 370 mijë arterieve dhe mijëra enëve të tjera kapilare.

Studimi i kërkuesve të Amen Clinics, Google, John’s Hopkins University, University of California Los Angeles dhe University of California në San Francisco, kishte të bënte pikërisht me analizimin e këtyre mikro kapilarëve, gjendja e të cilëve, ka studime që thonë se tregon jo pak në lidhje me moshën e individit. Kështu pas analizave tomografike dhe skanimet SPECT, për çdo individ, kërkuesit përcaktuan dhe vlerësuan një farë moshe dhe kjo u krahasua me moshën reale të tyre. Nga kjo doli se plakja e trurit ishte e lidhur me fluksin e gjakut që kalonte përmes enëve mikro të trurit, dhe konsumi i marijuanës shkakton plakje të parakohshme me 2.8 vjet, ndërkohë që për ata që përdornin alkool ishte 0.6 vjet, për ata që vuanin nga skizofrenia ishte 4 vjet.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.