MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Si të kuptojmë se trupi ka nevojë për më shumë ujë

25.08.2023 - 09:20

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Si të kuptojmë se trupi ka nevojë për më shumë ujë

Mjeku: Një person mund të mbijetojë vetëm disa ditë i privuar nga uji. Dy të tretat e peshës trupore është e përbërë nga uji dhe çdo organ, çdo qelizë dhe çdo ind në trupin tonë varet nga uji. Uji mban temperaturën e trupit, ndihmon tretjen, lubrifikon sytë dhe kockat, mban lëkurën të shëndetshme dhe ndihmon në heqjen e toksinave të dëmshme dhe mbeturinave nga trupi. Numri i njerëzve të cilët nuk janë të vetëdijshëm për sasinë e ujit që ata të humbasin çdo ditë, është i madh dhe për shkak të kësaj ata bëhen të dehidratuar kronikë.

Diabetikët dhe atletët kanë rrezik më të lartë të dehidrimit në krahasim me personat e tjerë. Është më e lehtë për të njohur kur kemi të bëjmë me dehidratim nëse dikush kupton simptomat. Hidhni një sy shenjave paralajmëruese të cilat tregojnë se trupi juaj mund të ketë nevojë për më shumë ujë.

Dhimbje koke: është një shenjë që tregon se trupit mund t’i mungojë uji. Kur trupi nuk është hidratuar mjaftueshëm, mund të keni dhimbje koke konstante.

Përqëndrim i dobët: truri i njeriut është i përbërë nga 90% ujë, kështu që me siguri do të japë shenja nëse është i dehidratuar. Mangësia teujit në tru mund të çojë në ndryshime në funksionet njohëse dhe në humor.

Frymë të pakëndëshme: nëse trupi është i dehidratuar, goja prodhon më pak pështymë, e cila ka veti antibakteriale. Si rezultat, do të zhvillohen më shumë në gojë, duke shkaktuar frymë të keqe. Pështyma gjithashtu mbron dhëmbët nga dëmtimi dhe prishja, duke krijuar mbrojtje përreth tyre.

Kapsllëk dhe probleme të tretjes: uji ndihmon trupin në procesin e tretjes si dhe në absorbimin e ushqyesve, me vitamina. Për më tepër, ai mban fleksibilitetin e traktit digjestiv dhe kjo e mban atë të pastër. Në këtë mënyrë, uji parandalon kapsllëkun dhesiguron mirëfunksionim të zorrëve. Mungesa e ujit mund të çojë në dispepsi dhe urth.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.