Presidenti Vladimir Putin ka reaguar për herë të parë lidhur me rrëzimin e avionit që thuhet se vrau kreun e Grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin dhe nëntë të tjerë, shkruan BBC.
Putin pas 24 orëve nga ngjarja, i dërgoi ngushëllimet e tij familjeve të të vdekurve dhe e përshkroi themeluesin e Wagner, Yevgeny Prigozhin si një biznesmen të talentuar.
“Unë e njoh Prigozhin për një kohë të gjatë, që nga fillimi i viteve 1990. Ai ishte një person me një fat të ndërlikuar dhe bëri gabime të rënda në jetë, por gjithashtu kërkoi të arrinte rezultatet e nevojshme – si për veten e tij ashtu edhe në kohën kur e pyeta atë, për kauzën e përbashkët, si në muajt e fundit”, -tha Putin.
Presidenti rus u shpreh se hetuesit do të shqyrtojnë se çfarë ndodhi, por kjo do të marrë kohë.