MENU
klinika

Interesant detaji i zgjedhjes së fustanit

Rita Ora na zbulon sekrete nga dasma e saj private

26.08.2023 - 11:24

Rita Ora më në fund na ka zbuluar më shumë detaje nga dasma e saj me Taika Waititi e cila u zhvillua rreth një vit më parë.

Në një intervistë për Vogue ata u shprehën se dasma e tyre ndodhi në një kohë shumë të shkurtër saqë edhe organizimet për ceremoninë u bënë në një mënyrë shumë spontane.

Taika u shpreh se dasma u zhvillua në LA dhe jo në Francë apo në Londër siç raportuan shumë medie, por në vilën e regjisorit me familjet dhe një grup të vogël miqsh.

Ndërsa Rita kishte zgjedhur për ditën e saj më të rëndësishme një fustan tyli, të ngushtë, me një krah të veshur. Ajo tregoi se fustani nuk ishte bërë me porosi siç bëjnë të gjithë yjet botërorë, por zgjodhi fustanin në momentet e fundit pak para dasmës duke shkuar në një nga dyqanet e Tom Ford.

“Nuk e dija nëse fustani i duhur do të ishte në qytet dhe thjesht rrezikova dhe shkova në dyqanin e Tom Ford. Ata e kishin dizenjuar në mënyrë të përsosur me vello, në madhësinë time, nuk nevojiteshin ndryshime për të. Dua të them, ishte sikur ishte menduar të ishte për mua, për të qenë e sinqertë”, u shpreh ajo.

Këngëtarja me origjinë shqiptare dhe bashkëshorti i saj po e shijojnë martesën e tyre në maksimum dhe duken shumë të lumtur pranë njeri- tjetrit.

Vajzat e showbizz, të cilat do të bëhen pjesë e shtëpisë së famshme

Emrat e rinj që përfliten si konkurrentë të “Big Brother VIP”!

Prapaskenat/ Skena xhelozie dhe sherre

Arsyet e ndarjes së Ilnisa Agollit e Meriton Mjekiqit!

“Më rrihnin të gjithë”

Mehdi Malkaj rrëfen historinë me babain