Këngëtarja me famë botërore, Rita Ora ka reaguar pas videos virale, ku shihej në skenë në Hungari duke mbajtur në duar flamurin serb.
Ajo për “Klan Kosova” është shprehur se flamurin ia ka dhënë një fans dhe për shkak të ndriçmit nuk e ka bërë se kujt shtet i përkiste flamuri.
Këngëtarja ka thënë se ka vënë re se flamuri ishte i Serbisë kur ka dalë nga skena, teksa ka shtuar se është krenare që është shqiptare e Kosovës.
“Mbrëmë gjatë performancës në Festival SZIN në Hungari, mu dha një flamur nga një fans i ri. Prej ndriçimit direkt në sy e në skenë, nuk pashë qartë se cilin shtet përfaqësonte flamuri. Sapo dola nga skena, kuptova se ishte një flamur serb e jo hungarez.
Përderisa i mbështes të githë fansat e mi, nga të gjitha vendet dhe kulturat, dua të bëjë shumë të qartë se jam një shqiptare krenare e Kosovës, dhe nuk ishte qëllimi im të mos respektoja trashëgimin time, ose të mërzisja popullin tim ose familjen time”, tha ajo.