MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Çfarë është çrregullimi i vëmendjes?

30.08.2023 - 08:20

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja:Çfarë është çrregullimi i vëmendjes?

Mjeku:Disa prindër ankohen për sjelljen e fëmijëve të tyre, hiperaktivitetin e tyre. Deri diku, kjo është pjesë e temperamentit të fëmijës.

Qeniet njerëzore klasifikohen në 4 tipe bazë.
1- tipi sanguin
2- tipi kolerik
3- tipi flegmatik
4- tipi melankolik.
Shpesh tipat ndërthuren dhe marrin tipare të njëri tjetrit.

Ndër çrregullimet e sjelljes përmendim sindromën ADHD . Shprehet nga inicialet e mëposhtme:
Attention
Deficit
Hyperactivity
Disorder
Ose në shqip quhet Çrregullimi i Vëmendjes së Pamjaftueshme me Hiperaktivitet.

Është një çrregullim kompleks ku ka në bazë një sjellje hiperaktive të fëmijës, pamjaftueshmëri të vëmendjes dhe impulsivitetin.
Këtu përfshihen edhe disa karakteristika shoqeruese si psh:
•Mardhënie të këqiat me prindin.
• Sjellje agresive
• Vetëvlerësim i keq
• Probleme me kujtesën
• Mungesë përqëndrimit
• Sjellje sensacionale.
• Mendime obsesive ( fiksime) etj.
Pamjaftueshmëria e vëmendjes çfaqet kur i ngarkohen detyrat e shkollës ose edhe në komunikim me prindin, me shokët etj.
Impulsiviteti tek kjo sindromë lidhet me mungesën e përgjithshme të vetëkontrollit.
Është një ndër çregullimet më të njohura i cili prek pothuajse të gjitha moshat., Por më tepër moshën shkollore. Shenjat i çfaq që herët, para moshës 3 vjeç.
Raporti meshkuj : femra është 3:1.
Frekuenca e këtij çrregullimi është 1% e fëmijëve të moshës shkollore që preken nga ky çrregullim.
Më vonë, 1/3 e këtij
mund ti çfaqin këto çrregullime edhe në moshë të rritur.

DIAGNOZA

Pediatri i familjes ka një rol esencial në diagnozën sepse e njeh fëmijën, përfshihet në të gjitha aspektet që i përkasin zhvillimit të tij dhe është një referim konstant për prindërit.
Edhe mësuesit mund ta identifikojë këtë shqetësim.
Pediatri është shpesh i pari që ngre dyshimin për praninë e çrregullimit. Pasi përjashton shkaqet organike (defiçit në dëgjim dhe në shikim, hipertiroidizëm etj) ose ambientale (braktisje, abuzim, probleme familjare), të cilat mund të jenë në origjinën e sjelljes së fëmijës hiperaktiv.
” American academy of pediatrics” sugjeron 6 pyetje për të bërë në rastet e dyshimta me ADHD:

– Djali/vajza juaj ka probleme sjelljeje në shkollë, shtëpi ose me miqtë?
-Si shkon me mësimet?
– Mësuesi ka raportuar ndonjë problem lidhur me të?
-Ka vështirësi me kryerjen e detyrave?
-Nuk është i kujdesshëm?
-Është i pandenjur?
Në bazë të simptomave marrja në ngarkim e pacientit i besohet shërbimit të neuro-psikiatërve infantilë në bashkëpunim me qendrën e referimit për vlerësimin diagnostik dhe përshkrimin e mundshëm të ilaçeve.

TRAJTIMI

Një hap i parë është ofrimi i mbështetjes këshilluese dhe trajnimi konjitiv dhe i sjelljes sepse zhvillimi i fëmijës me ADHD varet edhe nga mënyra se si sillen prindërit dhe të rriturit që janë pikë referimi për të.
Hapi pasues është duke krijuar një rrjet me strukturat e shërbimit të neuropsikiatrisë infantile dhe qendrave të specialistëve në rrethe.
Për trajtimin e sindromës së deficitit të vëmendjes dhe hiperaktivitetit është autorizuar dhënia e disa barnave duke u nisur nga mosha 6-vjeçare.
Për të vlerësuar mirë gjëndje shtrohen disa pyetje
1- A janë simptomat e hiperaktivitetit të përhapura dhe të pranishme në të gjitha kontekstet ku ndërvepron fëmija?
2- kanë pasur një shfaqje të hershme këto shenja?
3- Fëmija ka vështirësi në mësime dhe nuk arrin të organizojë kohën e tij në bazë të aktiviteteve që duhet të zhvillojë?
4- Nëse fëmija nuk merr pjesë në lojra kolektive sepse nuk respekton rregullat dhe nuk arrin të krijojë një marrëdhënie shoqërore me bashkëmoshatarët, ky është një problem që prindi duhet ta raportojë tek mjeku i familjes.
5- Edhe rendimenti shkollor është shumë i ulët krahasuar me pritshmëritë, ndërsa mësuesit ankohen se në klasë hutohet shumë shpesh.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.