MENU
klinika

Java Kulturore e Azerbajxhanit

Koncert, ekspozitë dhe kulinari në kryeqytet

01.09.2023 - 12:39

Java Kulturore e Azerbajxhanit solli mbrëmjen e djeshme në kryeqytet një sërë aktivitetesh.

Në sheshin “Skënderbej” u zhvillua performanca e Orkestrës Shtetërore të Dhomës së Azerbajxhanit, “Gara Garayev”, ku e pranishme ishte edhe ministrja e Kulturës, Elva Margariti.

Artistët e orkestrës “Gara Garayev” sollën për të pranishmit muzikën e dhomës të ndërthurur me elementë tradicionalë.

E emëruar sipas kompozitorit të njohur azerbajxhanas Gara Garayev, historia e kësaj orkestre lidhet ngushtësisht me veprimtarinë e kompozitorit, i cili solli një model të emancipuar muzikor në Azerbajxhan.

Në Muzeun Historik Kombëtar artdashësit vizituan ekspozitën “Heydar Aliyev-100”.

Ndërsa në sheshin “Skënderbej” dhe në shëtitoren “Murat Toptani”, u prezantua kulinaria e Azerbajxhanit, veçanërisht ëmbëlsirat tradicionale.

Java Kulturore dedikuar kushtuar kulturës së Azerbajxhanit do të vijojë me aktivitete të tjera deri në 3 shtator.