MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Pickimet, çfarë masash duhen marrë?

04.09.2023 - 09:20

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Pickimet, çfarë masat duhen marrë?

Mjeku: Pickimet nga insektet të ndryshme janë të shpeshta dhe të zakonshme gjatë sezonit të pushimeve. Por pavarësisht këtij fakti, kujdesi ndaj këtyre pickimeve duhet të jetë maksimal, pasi shumë prej tyre mund të mbartin edhe pasoja të rënda.

pickimetMegjithatë, shumica e pickimeve që shfaqen në këtë sezon shkaktojnë vetëm reagim lokal duke përfshirë këtu skuqje, të ënjtura, dhimbje dhe kruajtje. Por, nganjëherë disa njerëz reagojnë ndryshe, ndaj duhet të jeni të kujdesshëm që menjëherë të kërkoni ndihmën e mjekut. Ndër këshillat që nuk duhet neglizhuar kur nisemi me pushime është marrja me vete e spërkatësve kundër pickimit të mushkonjave apo dhe insekteve të tjera.

Ndërsa në rastet kur pickoheni duhet të tregoheni të vëmendshëm që të largoni sa më shpejt të jetë e mundur thumbin e insektit që mund të ketë mbetur në lëkurë. Më tej lëkura duhet pastruar dhe larë mirë vendi në të cilin është bërë pickimi. “Mbaj mbi të një pako me akull për të ftohur vendin e prekur e gjithashtu apliko edhe krem antiseptike për të shmangur infektimin. Përpiquni të hiqni thumbin që është ngulur në trup dhe lyeni zonën e pickuar me locion kalamine për të mënjanuar të kruajturit. Nëse personi i humbet ndjenjat ose ka ënjtje të trupit duhet thirrur menjëherë mjeku. Mjekimi fillon me largimin e thumbit të insektit nga lëkura.

Në rastet e reagimeve të rënda anafilaktike (shoku) duhet të jepet adrenalin, kortikosteroide dhe preparate të kalciumit, por në të gjitha rastet është mjeku specialist ai që vendos se cili prej këtyre preparateve duhet përdorur.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.