MENU
klinika

“Kanë probleme serioze”

Joe Jonas dhe Sophie nisin procedurat për divorc

04.09.2023 - 11:52

Këngëtari i njohur Joe Jonas dhe aktorja Sophie Turner po shkojnë drejt divorcit. Këngëtari 34-vjeçar i Jonas Brothers thuhet se është takuar me avokatët e divorcit, raporton TMZ.

Burime pranë tyre pohuan gjithashtu se ai po përgatitej të depozitonte dokumentet e divorcit. Joe dhe ylli 27-vjeçar i “Game Of Thrones” thuhet se kanë pasur ‘probleme serioze’ gjatë gjysmës së fundit të vitit.

Çifti u martua në dy ceremoni në vitin 2019, ku e para u zhvillua si një dasmë e improvizuar në Las Vegas një natë pas Billboard Music Awards 2019.

Ata thanë se ai ishte kujdesur për dy vajzat e tyre të vogla “afërsisht gjatë gjithë kohës” për tre muajt e fundit. Është e paqartë se ku ka qenë Sophie ose çfarë e ka shkaktuar marrëveshjen duke e lënë Joe të marrë drejtimin.

Kjo do të thotë se ai është marrë si prind i vetëm edhe teksa bën turne me vëllezërit e tij Nick dhe Kevin Jonas dhe thuhet se ai është ende me fëmijët aktualisht.

Detajet për atë që ndodhi mes çiftit janë të pakta, por ata nuk janë parë së bashku në publik prej muajsh.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Sërish bashkë pas karrierave solo

“Jonas Brothers” nuk ndalen pas ribashkimit