Unioni i Krijuesve, Interpretuesve dhe Muzikantëve të Rumanisë (UCIMR) ka bërë të dituar se ka përfunduar edicioni i dytë i projektit kulturor rumuno-shqiptar ‘Ana-Rozafa’.
Qëllimi këtij projekti ka qenë afrimi në planin kulturor I muzikantëve nga Rumania dhe Shqipëria, si popuj që ndajnë një hapësirë të përbashkët kulturore ballkanike.
Në kuadër të këtij projekti, u organizuan një varg koncertesh në qytetin e Shkodrës (Shqipëri) dhe në zonat përreth. Dy grupet muzikore rumune, njëri jazz dhe tjetri muzikë klasike, performuan në eventet më të rëndësishme kulturore shqiptare: Shkodra Jazz Festival dhe Rrok Academy. Po ashtu, ata morën pjesë në Shqipëri në një sërë masterclass-esh dhe shkëmbime përvojash ku bashkëpunuan me artistë nga i gjithë rajoni ballkanik.
Rumania u përfaqësua nga grupet PopFolklorica (Ovi, Mihaela Zlat, Sorin Zlat, Frații Cazanoi) dhe Enescu Young Strings (Andreea Ioana Nistor, Alesia Mihai, Ștefan Ciceu, Carla Herescu). Të dy grupet dhanë recitale me muzikë rumune në Shkodra Jazz Festival, përpara një audience prej mbi 2.000 njerëzish dhe punuan me muzikantë shqiptarë për të zhvilluar repertore të reja mbi temat muzikore specifike të të dyja vendeve.
Grupi PopFolklorica është i përbërë nga artistë të shquar që vijnë nga stile të ndryshme muzikore që variojnë nga Jazz në motown ose soul, me elemente etnike dhe folklorike. Duke promovuar një koncept krijues të veçantë, që nga solisti Ovi (Ovidiu Jacobsen – Cernăuțescu, i cili ka arritur vendin e tretë në finalen e Eurovision 2010 së bashku me Paula Seling) – piano dhe vokal, Mihaela Zlat – vokal, së bashku me pianistin Sorin Zlat (2015 Çmimi i Madh, Jacksonville Jazz Piano Competition Florida, SHBA; 2013 Çmimi i Madh dhe Çmimi i Publikut, International Jazz Competition, Mynih), dhe me anëtarët e famshëm të tarafit Frații Cazanoi – cymbalum dhe instrumente frymore moderne dhe tradicionale, PopFolklorica tejkalon kufijtë muzikorë të skenës rumune, me versatilitetin instrumental dhe energjinë vibrante që ata transmetojnë si një grup që mbledh bashkë personalitete krijuese aq të ndryshme.
Enescu Young Strings promovon muzikantë të rinj në fillim të karrierës së tyre, të cilët tashmë janë dalluar me rezultate të shkëlqyera në konkurset përkatëse dhe në skenë. Violinistet Andreea Ioana Nistor, së fundi pranuar në seksionin e violinës së Akademisë Mbretërore të Muzikës në Londër, dhe Alesia Mihai, violonçelisti Ștefan Ciceu dhe flutistja Clara Herescu kanë paraqitur për publikun shqiptar një program ekskluzivisht rumun nga kompozitorë përfaqësues të shekujve XX – XXI. Titulli i projektit “Ana-Rozafa” i referohet mitit themelor dhe metaforës së sakrificës për krijimin, një temë që ndeshet në legjendat nga hapësira rumune dhe shqiptare.
“Duke vazhduar një bashkëpunim që ka filluar në vitin 2021 mes shoqatave UCIMR dhe Rrok Jakaj – partneri ynë nga Shqipëria, projekti “Ana – Rozafa” forcon një lidhje kulturore natyrale mes artistëve të të dy vendeve që kanë shumë gjëra të përbashkëta, përfshirë legjendën e vjetër të sakrificës për krijim, përmes dy figurave femërore të sakrifuara respektivisht brenda mureve të Manastirit të Argeș (Ana) dhe të kalasë së Shkodrës (Rozafa)”, ka thënë Sebastian Gheorghiu, menaxher kulturor dhe anëtar i Bordit Drejtues të UCIMR.
Misioni i UCIMR është të zhvillojë peizazhin kulturor rumun duke promovuar vlerat artistike autentike. Shoqata krijon mundësi për të rinjtë artistë për të afirmuar vetveten, por gjithashtu mbështet dhe veprimtarinë e artistëve të pensionuar.