MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Cilat janë simptomat e shiritit të zorrëve?

09.09.2023 - 08:09

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Cilat janë simptomat e shiritit të zorrëve?

Përgjigjet mjeku: Në pjesën më të madhe të rasteve infeksioni nga shiriti është asimptomatik. Megjithatë, disa persona mund të kenë shqetësime gastrointestinale dhe komplikacione të tjera. Shfaqja klinike e saj përfshin:

  • Dhimbje barku dhe humbje të oreksit
  • Dobësim progresiv pa ndonjë shkak të dukshëm
  • Dhimbje stomaku

Këto simptoma nuk shfaqen derisa paraziti të arrijë stadin e rritur. Nëse nuk bëhet një kulturë e feçes (përmes të cilave tregohet veza e shiritit të rritur) pacienti i infektuar mund të kalojë dhe një vit pa pasur simptoma.

Ndryshe është rasti i cistikerkozës, patologji e shkaktuar nga Taenia solium. Në këtë rast, njeriu nuk infektohet duke ngrënë mishin që përmban larvat, po duke e gëlltitur direkt.

Paraziti e ngatërron njeriun me pritësin e ndërmjetëm (derri apo lopa), duke shkaktuar cistokerkozën, pra përhapjen e larvave në inde, këtë herë në trupin e njeriut. Duhet theksuar se kjo dukuri nuk përkon me ciklin natyral biologjik të shiritit.

Në këtë rast kuadri klinik i infeksionit nga shiriti ndryshon dukshëm funksionin indeve të prekura. Kur larvat futen në tru, simptomat neurologjike janë përcaktuese për diagnozën e sëmundjes. Ato përfshijnë:

  • Dhimbje koke të forta dhe konstante
  • Epilepsi
  • Çorientim
  • Humbje kujtese

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.