Gjykata e Posaçme ka refuzuar kërkesën e Alma Kaçit për masë më të lehtë sigurie.
Aktualisht, Alma Kaçi është nën arrest shtëpie dhe kërkon një masë më të lehtë arresti. Gjykata e Posaçme ka shtyrë seancën për shqyrtimin e masës së sigurisë ndaj 40 vjeçares, që u përfshi në skandalin seksual me ish kryebashkiakun e Kukësit. Safet Gjici, po hetohet në “arrest shtëpie” për akuzën e korrupsionit aktiv ndërsa tani kërkon ‘hetim në gjendje të lirë’.
Në Korrik, Kaçi dha sqarime para SPAK për videon intime ku shfaqej me ish-kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici. Ky i fundit u arrestua më 24 qershor për korrupsion pasiv pasi dyshohet se ka favorizuar Kaçin mbi një projekt për strehimin dhe kujdesin ndaj qenve endacakë në qytet.
Vetë 40-vjeçarja ka pranuar se donte nga Gjici tenderin e qenve. Të dy kanë pretenduar se kishin një lidhje intime me njëri-tjetrin përpara se të flisnin në zyrën e shtetit për tender e favorizime dhe pasi kishin kryer marrëdhënie seksuale.