Sezoni i ri televiziv duket se do të ketë edhe disa surpriza të tjera, edhe pse shumica e programeve në televizione ka rinisur me fytyra të vjetra e të reja, teksa këtë herë po flasim për Qetsor Ferrunajn, i cili pas aventurës së dytë në “Big Brother”(jo me aq sukses), duket se ka vendosur t’i rikthehet televizionit. Kujtojmë se fituesi i reality show-t ka qenë vite më parë pjesë e Agon Channel dhe pas mbylljes së medias, pati një shkëputje të gjatë, si nga programet ashtu edhe nga daljet publike.
Megjithatë eksperienca e “BBVIP” e ka rikthyer Qetsorin në qendër të vëmendjes dhe këtë sezon i është besuar një rubrikë e re në “E Diell”, në Top Channel, në gjënë që ai di të bëjë më mirë, gatimin. Kështu, Ferrunajn do ta shohim krah Nevina Shtyllës në rubrikën “Të bëftë mirë”, pjesë e programit të së dielës, teksa dyshja do të ketë në fokus ushqimin dhe gatimet nga vende të ndyrshme të Shqipërisë.
Publiku do të “shijojë” nga ekrani pjatat tradicionale, por padyshim, nuk do të mungojnë informacionet dhe bisedat e këndshme, teksa pritet të shihet edhe kimia mes vlonjatit dhe Nevinës, që do ta ndajnë ekranin për herë të parë bashkë.