“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: Si ndikon aktiviteti fizik tek demenca?
Mjeku: Efektet mbrojtëse të sportit në tru janë parë në një studim të kohëve të fundit me tregues mjaft pozitivë kundër sëmundjeve të kujtesës. Teksa studime të mëparëshme kanë treguar se sportet ulin me 30-80% rrezikun e prekjes nga demenca, në këtë studim të Universitetit California në San Francisco tregohet se ushtrimet çlirojnë proteina të cilat mbrojnë trurin tuaj në një masë të madhe. Proteinat që çlirohen duket se janë çelësi suksesit pasi ato kanë mundësi të qarkullojnë e zëvendësohen në mënyrë më të shpeshtë kur ju kryeni aktivitet fizik.
Në studimin e publikuar këtë Janar, thuhet se sa më shumë aktivitet fizik të kryeni aq më shumë preteina do të çlirohen në trupin tuaj. Ekspertët rekomandojnë rreth 150 minuta në javë aktivitet për të mbajtur të shëndetshëm trurin. Sipas tyre sinapset e trurit të cilat janë përgjigjëse për komunikimin funksionojnë më mirë kur jenë në lëvizje. Kjo metodë funksionon kryesisht për sëmundjet e kujtesës si Alzhaimer apo forma të tjera të demncës. Këto të dhëna përforcojnë rëndësinë që aktiviteti fizik ka në jetën e përditëshme si dhe shëndetin e të gjithë organizmit.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.