MENU
klinika

Vizitorët e huaj njihen me teknikat e përgjimit në komunizëm

“Shtëpia me gjethe” tërheq turistë

13.09.2023 - 19:02

Muzeu Kombëtar “Shtëpia me gjethe” vijon të jetë në vëmendje të turistëve çdo vit e më shumë. Historia e regjimit diktatorial dhe e diktatorit Enver Hoxha, metodat e përgjimeve, dokumente dhe artefakte të ruajtura prej dekadash mbetet në interesin e të huajve David dhe Kimberley janë një çift anglez, të cilët për shkak të degës në të cilën kanë studiuar, fokusin më të lartë e kanë për pjesën historike të Shqipërisë.

David Segal – turist anglez

“Kam studiuar degën e historisë dhe ishim shumë të interesuar të shihnim këtë vend. Të njihemi me këtë pjesë të së shkuarës si dhe gjithçka ka ndodhur këtu. Ne vijmë nga Londra e njohim Shqipërinë por jo historinë e saj. Tani që jam këtu dhe më i interesuar për të mësuar rreth vendit tuaj pasi di që Shqipëria është një shtet i vogël. Jo shumë i njohur por që njerëzit duhet ta vizitojnë veçanërisht për historinë që mbart”.

Një tjetër vizitore e muzeut ka ardhur nga Korea e Veriut, dhe këtë godinë e sheh si pikë e përbashkët e historisë së vendit të saj me Shqipërinë.

“Jam këtu prej një jave, kam ardhur dje nga Saranda për në Tiranë. Do të qëndroj dhe 4-5 ditë të tjera pasi po më pëlqen shumë ky vend. Jam interesuar shumë për pjesën historike dhe kam kuptuar që ka shumë histori të trishtueshme dhe të pathëna. Vij nga Korea e Veriut dhe ky vend po më kujton shtëpinë time. Ka diçka shumë interesante dhe kuptimplotë që na bashkon dhe ajo është historia e përbashkët e komunizmit dhe periudha e njëjtë që kemi jetuar të izoluar.”

Drejtoresha e Muzeut, Etleva Demollari flet për shifra në rritje krahasuar me një vit më parë.

Ky muze i njohur si “Muzeu i Përgjimeve” është hapur për herë të parë në maj të vitit 2017.