MENU
klinika

“Kolegji” pranon kërkesën e Bashës

PD me dy anëtarë të KZAZ në zgjedhjet e Kukësit

15.09.2023 - 11:38

Kolegji Zgjedhor ka pranuar ankimimin e bërë nga Partia Demokratike zyrtare për të pasur dy anëtarë në KZAZ-të, për zgjedhjet e pjesshme që do të mbahen në Kukës.

Kështu, partia e drejtuar nga Lulzim Basha kalon forcë e parë opozitare në këto zgjedhje. Ndërsa, Partia e Lirisë do të ketë të drejtën që të propozojë një anëtar.

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashki kishte vendosur një tjetër ndarje. Më konkretisht, Partia Socialiste do të propozonte tre anëtarë të KZAZ, dy do t’i propozonte Partia e Lirisë dhe një Partia Demokratike.

KAS i kishte dhënë të drejtë Celibashit, duke rrëzuar kështu ankimimin e PD-së. Por, Kolegji Zgjedhor rrëzoi KQZ-në dhe KAS, duke pranuar kërkesën e PD-së.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Emrat që përfliten për secilën parti

Kukësi përgatitet për zgjedhjet e reja

Zgjedhjet në Kukës/ Caktohen afatet e partive

KQZ njeh PL si forcën kryesore të opozitës!