MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Dhimbjet që asnjë burrë NUK duhet t’i injorojë

19.09.2023 - 11:11

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Llojet e dhimbjeve që nuk duhet t’i injoroj, cilat janë?

Mjeku: Nëse doni të keni një jetë të gjatë dhe të shëndetshme, tregohuni të kujdesshëm për çdo rast. Shpesh simptomat me dhimbje paralajmërojnë për sëmundje të rrezikshme. Këto 7 dhimbje nuk duhet të injorohen nga burrat.

Dhembja e papritur në ije
Nëse ndjeni sikur ju ka goditur dikush me shkelm, por dhembja nuk është edhe aq e madhe, mund të keni atë që quhet përdredhje testikulare.

Nëse arrini ta kapni brenda katër deri gjashtë orëve, mund të shpëtoni testikulin, nëse e kapni pas dymbëdhjetë deri në njëzet e katër orë, mund ta humbisni atë.

Një tjetër shkak mund të jetë infeksioni në zonën ku ruhet sperma. Për të shpëtuar nga kjo gjendje duhet të kryeni një operacion kirurgjik. Nëse është një infeksion mund ta kaloni me antibiotikë.

Dhimbja e shpinës
Nëse nuk lidhet me stërvitjen, dhembja e papritur e shpinës mund të jetë shenjë e një përdredhjeje në anën e një arterie. Veçanërisht shqetësues është dobësimi i rrezikshëm i aortës përmbi veshka.

Nëse shpërthen do të vdisnit brenda pak minutash. Një mundësi më pak e rrezikshme, por me më shumë dhembje është të keni gurë në veshka.

Sapo të keni bërë një skanim të saktë, mund të trajtohet me një mjekim për presionin e gjakut ose një operacion.

Dhimbja në këmbë
Dhimbja në pjesën e sipërme të këmbës ose në kockat e pulpës mund të jetë më shumë sesa një dëmtim i çastit. Me shumë gjasa mund të jeni duke përjetuar një frakturë nga presioni. Kockat, si çdo ind tjetër i trupit, vazhdimisht rigjeneron veten.

Nëse stërviteni shumë dhe kocka nuk ka mundësinë të shërojë vetveten, mund të krijohet një frakturë nga presioni. Kocka mund të dobësohet për një kohë të gjatë. Duhet të ndaloni aktivitetin tuaj fizik derisa të shërohet. Në rastin më të keq mund të duhen disa javë.

Dhimbja e fortë në bark
Meqenëse zona mes brinjëve dhe këllqeve është e mbushur me organe, dhimbja mund të jetë një simptomë ose e apendicitit, pankreasit ose nga një fshikëz tëmthi e sëmurë.

Në të tria rastet, shkaku është i njëjtë: diçka ka bllokuar organin në fjalë, duke rezultuar në një infektim fatal të mundshëm. Organet që shpërthejnë mund të shkaktojnë vdekjen.

Nëse dhembja është në të djathtë poshtë dhe nëse numri i qelizave të bardha të gjakut është ngritur, me shumë gjasa është apendicit. Nëse dhimbja është lart mund të jetë një fshikëz tëmthi e sëmurë.

Por kur ju dhemb poshtë kafazit të kraharorit dhe disa enzima në gjak janë ngritur, mund të jetë fajtor pankreasi.

Dhimbje e përkohshme në kraharor
Nëse keni një dhimbje të fortë që vjen e ikën papritur, mund të jetë mostretje. Ndoshta edhe një atak në zemër. Edhe nëse është shumë e shkurtër, mund të jetë shenjë e diçkaje mjaft serioze. Një mpiksje gjaku mund të ndodhë në një zonë të ngushtë të arteries koronare, duke ndërprerë rrjedhjen e gjakut në një pjesë të zemrës.

Sa kohë ka për të menduar se çfarë duhet të bëni? Nuk ka. 50% e vdekjeve nga atakët në zemër ndodhin brenda tre deri në katër orët e para të simptomave.

Kontrolloni shpesh gjakun dhe mund ta trajtoni me bajpas.

Dhimbje këmbe me ënjtje
Këto mund të jenë simptoma të trombozës ose të rastit kur gjaku mblidhet në pjesën e poshtme të këmbëve dhe formon një mpiksje. Më pas mpiksja mund të jetë mjaftueshëm e madhe për të bllokuar një venë, për të shkaktuar dhimbje dhe ënjtje.

Fatkeqësisht gjëja e parë që do të doni të bëni është gjithashtu edhe më e keqja. Nëse kjo vazhdon mund ta çojë një mpiksje deri në mushkëri, duke ju kushtuar edhe jetën.

Doktorët do të provojnë ta rregullojnë mpiksjen me ilaçe ose do të pajisin venat e prekura me filtra që të ndalojnë mpiksjen të lëvizë.

Dhimbje gjatë urinimit
Cili mund të jetë lajmi më i keq që mund të merrni nga kjo simptomë? Kanceri i fshikëzës së urinës. Dhimbja dhe gjaku në urinë janë simptoma të kancerit të katërt më të përhapur ndër meshkujt.

Duhanpirja është faktori më i madh që rrit rrezikun. Nëse sëmundja diagnostikohet në kohë, shanset për mbijetesë janë me 90%. Infeksionet në fshikëz kanë të njëjtat simptoma.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.